Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Ndeshjet

Lojtarët marrin experiencë kur luajnë ndeshjet për Skuadrën Kombëtare. Po ashtu, një lojtar i Skuadrës Kombëtare do të fitojë uljen e rrogës prej 40% nëse ai ka kontratë me një klub brënda shtetit mëmë dhe 33% nëse ai luan jashtë shtetit.

Lojtarët mund të dëmtohen kur luajnë për Skuadrën Kombëtare. Në këtë rast, klubi për të cilin luajnë, përveç përfitimit të ulje rroge do marrë një kompensim prej 100% të rrogës bazë për sa kohë ai qëndron i dëmtuar.

Nuk ka bonuse besnikërie për ekipet kombëtare, kështu që bonusi i besnikërisë së një lojtari nuk merret parasysh në ndeshjet e ekipit kombëtar.

Ndeshjet e Skuadrës Kombëtare nuk vlejnë mbi stërvitjen e lojtarit. Edhe ndëshkimet ose nxjerrja me karton nga fusha nuk regjistrohen – kështu që, të gjitha ndeshjet e Skuadrës Kombëtare ngjajnë me miqësoret e klubeve.

Avantazhi i Ekipit në shtëpi për ekipet kombëtare nuk është i njëjtë si për ekipet e klubeve. Ekipet kombëtare marrin një avantazh më të vogël se ekipet e klubeve në shtëpi, dhe është e barabartë me avantazhin e ekipit në shtëpi në një lojë derbi.

Ekipet kombëtare përfitojnë nga një veçori e veçantë "Mjegulla e Luftës". Kjo do të thotë që për 8 orët e fundit para një ndeshje, shumë faktorë në lidhje me një skuadër do të fshihen nga sytë e publikut. Fryma e ekipit, besimi i ekipit, lojtarët dhe disa statistika të tjera rreth faqes nuk do të jenë më të dukshme. Arsyeja për këtë është që t'u jepet trajnerëve një shans i arsyeshëm për të planifikuar përpara dhe të mos i detyrojnë ata të monitorojnë kundërshtarët dhe të azhornojnë urdhërat e tyre deri në minutat e fundit para fillimit.

 
Server 082