Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Ndihmë »   Manuali »   Turnetë 

Turnetë

Turnetë është sistem alternativ konkurues për ekipet Hattrick. Ju mund të bashkoheni me turne zyrtare shkallësh dhe përpiquni të bëheni 'Mbreti i Zonës', ose ju mund të luani në turne që janë drejtuar nga vetë menaxherët.

Vini re se ju ende mund të luani ndeshje miqësore të rregullta çdo javë edhe në qoftë se ju luani në një turne.

Turnetë personale

Ju duhet të jeni një Supporter Gold, Platin ose Diamant për të krijuar një turne. Nëse nuk jeni Supporter mund të krijoni vetëm turne "të përparuar". Krijuesi vendos emrin, madhësinë, etj dhe pastaj fton menaxherët në turne. Supporterat Gold dhe Platin mund të bashkohen pa pagesë në një turne të thjeshtë vetëm një herë, por duhet të blenë kredite për të gjitha turnet e tjera. Të tjerët gjithashtu mund të bashkohen nëpërmjet ingranazheve të Hattrick. Supporterat Diamant gjithashtu mund të marrin pjesë në një turne të thjeshtë dhe deri në 10 turne në të njëjtën kohë duke përdorur opsionin ' i përparuar', dhe nuk do të paguajnë Kredite për të marrë pjesë në to.

Kur turneu të jetë i plotë, atëherë ai do të fillojë vetvetiu dhe gjithashtu do të krijohet një forum për turneun. Në qoftë se një turne "i thjeshtë" nuk është i plotë 72 orë para ndeshjes së parë, atëherë dita e fillimit do të shtyhet për një javë. Në qoftë se një turne "i përparuar" nuk është i plotë 24 orë para ndeshjes së parë, ateherë ndeshja do të zhvendoset për një ditë tjetër të mundshme.

Ndeshjet e turneve të thjeshta luhen ditë të Hëne, kurse ato të turneve të avancuar mund të luhen në çdo ditë të javës.

Ndeshjet e turneve (Shkallët dhe të tjerat)

Ndeshjet luhen në fushë neutrale dhe nuk ju japin ndonjë të ardhur nga spektatorët (dhe nuk ka anëtarë të rinj në klubin tuaj tifoz).

Të gjithë ndeshjet e turneve përdorin të njëjtat të dhëna ndeshjesh si ndeshje të rregullta. Pra forma e lojtarëve tuaj të tanishëm, aftësia, eksperienca, statusi i dëmtimit etj do të përdoren si në ditën e ndeshjes. Dhe ka dy përjashtime: shpirti i ekipit (dhe konfidenca) është e vendosur në një vlerë fikse dhe kartonat funksionojnë ndryshe. Shih më poshtë për detaje.

Nuk ka efekte pas ndeshjes

Ndeshjet e turneut nuk kanë efekt në ekipin tuaj apo lojtarët tuaj pas ndeshjes. Pra, lojtarët nuk do të marrin ndonjë trajnim apo përvojë nga këto ndeshje, dhe ndeshjet as nuk do të kenë ndonjë efekt mbi përvojën e formacionit, shpirtin e ekipit dhe kështu me radhë.

Detaje

Të gjitha detajet që duhet të dini në lidhje me ndeshjet e turneut janë listuar këtu:

  • Shpirti i Ekipit: Shpirti i ekipit është vendosur në një nivel të caktuar (i përmbajtur) në ndeshjet e turneut.
  • Vetëbesimi i Ekipit: Vetëbesimi është vendosur në një nivel fiks (i mrekullueshëm) në ndeshjet e turneut.
  • Lëndimet: Nuk do të ketë lëndime në ndeshjet e turneut, por çdo lojtar i lënduar në Hattrick-un "normal" nuk do të jetë në gjendje të luaj.
  • Kartonat (Turnet Personale): Turnetë kanë statusin e tyre të kartonave, dhe kanë një sistem krejtësisht të ndryshëm të kartonave të kuqe / të verdhë nga Hattrick 'normal'. Si e tillë, çdo kartë e marrë në një ndeshje të turneut do të llogaritet vetëm për ndeshjet që janë pjesë e atij turneu. Po ashtu, nqs një lojtar ka karton të kuq në Hattrick-un normal, ai do të jetë në gjendje për të luajtur në një ndeshje të turneut.
  • Kartonat (Shkallët): Kartat nuk llogariten fare në turnet e shkallëve.
  • Stërvitja: Lojtarët nuk do të marrin ndonjë stërvitje nga ndeshjet e turneut.
  • Eksperienca: Lojtarët nuk fitojnë ndonjë eksperiencë nga të luajturit në ndeshjet e turneut.
  • Eksperienca e formacionit: Përvoja juaj aktuala në formacionin e Hattrick "normal" përdoret edhe për ndeshjet e turneut. Megjithatë, ju nuk do të fitoni ndonjë eksperiencë të formacionit nga ndeshjet e turneut.

Turnet Shkallë

Në një shkallë qëllimi juaj është që të arrini shkallën më të lartë dhe të bëheni 'Mbreti i Zonës'. Dhe pastaj të qëndroni atje për aq kohë sa ju mundeni. Për të arritur majën ju duhet të sfidoni ekipet e tjera të listuara më sipër jush në shkallë, dhe në qoftë se ju fitoni ju merrni vendin e tyre në shkallë.

Rregullat e sfidimit

Pozicioni juaj aktual në shkallë ndikon se cilat ekipet ju jeni në gjendje për të sfiduar.

  • Pozita 2-5: Can only challenge the team immediately above them in the ladder.
  • Pozita 6-11: Mund të sfidojë ekipet 1-2 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 5.
  • Pozita 12-18: Mund të sfidojë ekipet 1-3 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 10.
  • Pozita 19-39: Mund të sfidojë ekipet 1-5 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 16.
  • Pozita 40-63: Mund të sfidojë ekipet 1-7 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 35.
  • Pozita 64-99: Mund të sfidojë ekipet 1-10 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 57.
  • Pozita 100-129: Mund të sfidojë ekipet 1-15 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 90.
  • Pozita 130-169: Mund të sfidojë ekipet 1-25 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 115.
  • Pozita 170-199: Mund të sfidojë ekipet 1-35 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 145.
  • Pozita 200-249: Mund të sfidojë ekipet 1-50 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 165.
  • Pozita 250-599: Mund të sfidojë ekipet 1-75 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 200.
  • Pozita 600-1099: Mund të sfidojë ekipet 1-100 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 525.
  • Pozita 1100-2499: Mund të sfidojë ekipet 1-250 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 1000.
  • Pozita 2500-5499: Mund të sfidojë ekipet 1-500 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 2250.
  • Pozita 5500+: Mund të sfidojë ekipet 1-1000 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 5000.

Sfidanti paguan për këtë ndeshje dhe ekipi i sfiduar automatikisht pranon sfidën. Ndeshja luhet 24 orë pasi sfida është bërë. Nëse sfiduesi do të fitojë, atëherë Kreditet do të rimbursohen.

Pozicioni ndryshon pas ndeshjes

Nëse ju sfidoni një ekip dhe fitoni, ju merrni pozicionin e atij ekipi që ju sfiduat. Ekipi i sfiduar lëviz poshtë 1 pozicion (kjo vlen edhe për ndonjë ekip tjetër në mes të dy ekipeve në shkallë).

Shembull: Skuadra A është në pozicionin 54 dhe sfidon B, aktualisht 47. Nëse fiton A, A merr pozitën e 47 nga B. B lëvizet poshtë në pozicionin 48, dhe ekipi që e mbante pozicionin 48 është lëvizur më poshtë në 49, ekipi që e mbajti pozicionin 49 është lëvizur poshtë në të 50, dhe kështu me radhë.

Nëse sfidoni një ekip dhe humbisni, të dyja ekipet qëndrojnë në vendet e tyre përkatëse.

Periudha e pritjes së sfidës

Pas një ndeshje në të cilën ju jeni sfiduar, ekipet e tjera nuk mund të ju sfidojnë për 12 orë (nga fillimi i ndeshjes)​​. Kjo ju jep një shans për të sfiduar një ekip më lart dhe të ngjitni shkallët.

Pas një ndeshje në të cilën ju keni qenë sfidant, ju nuk mund të sfidoni një tjetër ekip për 12 orë (nga fillimi i ndeshjes)​​. Kjo është që ti japi ekipeve të tjera një shans për të ju sfiduar juve. Ajo është gjithashtu për të parandaluar skenarët ku për shembull # 2 gjithmonë menjëherë sfidon # 1, duke e bërë të pamundur për # 3 për të sfiduar atë dhe të marrë atë pozicion.

 
Server 082