Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Zëvendësimet

Siç është përmendur edhe në kapitullin e formacionit; Nëse një nga lojtarët dëmtohet, zëvendësuesi për atë pozicion do të hyrë në fushë automatikisht. Por, ju mund të vendosni dhe zëvendësime të kushtëzuara.

Zëvendësimet e kushtëzuara

Ju mund të vendosni zëvendësimet që përpara ndeshjes, qoftë për të provuar lëvizjet taktike ose për të shkëmbyer një lojtar të lodhur me një të freskët. Ju mund të ndryshoni një sulmues me një mbrojtës qëndre për të siguruar udhëheqjen në ndeshje, ose të shkëmbesh një mbrojtës me një sulmues nëse je duke humbur. Gjithashtu, ju mund të zgjidhni ndryshimin e udhëzimeve të një lojtari.

Duke shtuar një zëvendësim të kushtëzuar

Për të shtuar një zëvendësim, ju shkoni te “Zëvendësimet/Urdhërat” në tabelën e udhëzimeve për ndeshjen. Zgjidhni lojtarin që doni të dalë nga fusha dhe e zëvendësoni me atë që doni të fusni në fushë. Më pas, vendosni kushtet e zëvendësimit. Ju mund të vendosni që zëvendësimi të ndodhë pas një kohe të caktuar, dhe/ose në varësi të rezultatit në lojë duke hapur "kushtëzime speciale". Veç kësaj, në kushtëzimet speciale ju mund të shtoni kushtin nëse një lojtar i juaji (ose i kundërshtarit) merr karton të kuq dhe i ndryshoni pozicionin lojtarit.

Të ndryshosh udhëzimin e lojtarit

Gjithashtu mund të shtoni një ndryshim sjelljeje në tabelën "Zëvendësimet/Urdhërat". E njëjta gjë sikur shtoni një zëvendësim, zgjidhni kë lojtar dhe shtoni kushtin se kur doni që ai të ndryshojë sjelljen.

Ju mund të shtoni pesë udhëzime lojtarësh

Ju mund të vendosni pesë udhëzime për lojtarë të ndryshëm, (për zëvendësim dhe për ndryshime sjelljesh). Por mos harroni, se gjyqtari nuk do ju lejojë të bëni më shumë se tre zëvendësime.

Udhëzimet kryhen kur plotësohen kushtet

Udhëzimet e gjithë lojtarëve tuaj do të përshtaten në fushë sapo të gjithë kushtet e vendosura të plotësohen përpara se ndeshja të mbyllet. Nëse një kusht i vendosur për një lojtar të caktuar nuk plotësohet, udhëzimi nuk do të kryhet. Nëse ju udhëzoni një zëvendësim në minutën e 65-të për çdo lloj rezultati, ai do të ndodhë pikërisht në atë minutë. Nëse ju udhëzoni një zëvendësim në minutën e 70-të dhe nëse je në fitore, zëvendësimi do të ndodhë mbas minutës 70-të vetëm kur dhe nëse plotësohet kushti. Kështu, nëse ti kalon në avantazh në minutën e 80-të, zëvendësimi do të ndodhë në atë minutë.

Nëse keni vendosur dy udhëra për në minutën e 70-të, një nëse je në fitore dhe një tjetër nëse je në fitore me më shumë se një gol, dhe nëse je 3-0 kur të vijë koha, të dy urdhërat do të zbatohen.

Kujdes: Nëse keni vendosur dy urdhëra në të njëjtat kushte (për shembull, minuta e ndeshjes dhe rezultati) ato NUK do të ekzekutohen në të njëjtin moment, por sipas rendit të krijimit të tyre.

Pas ndeshjes, ju mund të shikoni (por jo për kundërshtarin), një listë për të gjithë udhëzimet e lojtarëve tuaj, nëpërmjet një linku në faqen e vlerësimit të yjeve, bashkë me informacionin se kur janë kryer këto ndryshime ose pse nuk kanë ndodhur.

Ju nuk mund të bëni gjë ndaj dëmtimeve

Nuk mund të ndryshoni ndonjë kusht për dëmtimet. Nëse një nga lojtarët tuaj dëmtohet gjatë një ndeshje, sistemi e merr në konsideratë dëmtimin. Kjo do të thotë se një dëmtim mund prishë planet e zëvendësimit tamam si në jetën e vërtetë të futbollit.
 
Server 082