Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Rreshtimi: Elementaret

Si menaxher i ekipit, ju do të vendosni si do të luajë ekipi dhe çfarë formacioni do të përdorni. Para çdo ndeshje, ju do të merrni vendimet tuaja- udhezimet e ndeshjes- ku do të jepni udhëzimet, sipas formularit që gjendet te lista e ndeshjeve. Këto udhëzime duhet të jepen rreth 20 minuta para se ndeshja të fillojë, por mos harroni që ora e arbitrit nuk mund të pajtohet me tuajën, kështu që përpiquni të shmangni urdhrat në minutën e fundit, nëse mundeni. Gjithashtu mund të zgjidhni të udhëzoni ekipin për një formacion standard (që ua rekomandojmë ta përdorni si masë paraprake për arsye të ndryshme). Kjo do të thotë se formacioni do të përshtatet për ndeshjet e ardhshme, por ju mund të ndërhyni gjithmonë për të bërë ndryshime në formacionet e ekipit.

Formacioni dhe zëvendësimet

Për çdo ndeshje, ju zgjidhni 11 lojtarët e parë të ekipit, zëvendësuesit, lojtarët për goditjet standarde dhe kapitenin e ekipit. Në formularin e udhëzimeve ju zgjidhni ku do pozicionohen lojtarët duke i tërhequr dhe lëshuar aty.

Kur një lojtar dëmtohet, zëvendësuesi për atë pozicion do të hyjë në fushë. Nëse nuk ke vendosur një zëvendësues për pozicionin përkatës, apo zëvendësuesi është i dëmtuar, një nga zëvendësuesit e tjerë do të futet automatikisht në lojë. Nëse nuk keni rezerva në stol do ju duhet të vazhdoni lojën me 10 lojtarë. Nëse s'keni rezerva dhe portieri juaj dëmtohet (ose nuk e keni vendosur në formacion), një lojtar do marri vendin e portierit. Ju keni mundësinë të vendosni zëvendësime të kushtëzuara. Shikoni kapitullin e zëvendësimeve për më shumë informacion.

Ndeshjet në tavolinë

Mos harroni që duhet të filloni ndeshjen e ligës ose kupës me të paktën 9 lojtarë për mos të humbur në tavolinë, e cila gjithashtu do të thotë dhe humbjen e efektit të stërvitjes për një ndeshje të caktuar.

Nëse ju nuk do të keni në fushë të paktën 9 lojtarë në ndeshjet jo-konkurruese apo rinore, atëherë djemtë e lagjes do të zëvendësojë ekipin tuaj. Në kundërshtim me ndeshjet konkurruese, kjo nuk do të ketë një ndikim negativ në trajnimin e lojtarëve të cilët kanë qenë në fushë në një ndeshje konkurruese atë javë.

Të zgjedhësh formacionin e ekipit

Ju mund të luani me çdo formacion që mund të krijohet me faqen e urdhërave; faqja juaj e stërvitjes po ashtu përfshin listën e gjithë formacioneve.

Ja vlen të dini se kur më tepër se një lojtarë luan në një pozicion qëndror (mbrojtës qëndror, mesfushor qëndror ose sulmues); ata nuk do jenë në gjendje të kontribuojnë në vlerat e ekipit me gjithë kapacitetin e tyre. Kjo humbje në kontribut është më e madhe për tre lojtarë sesa për dy. Llogjika që qëndron pas saj është se kur më tepër se një lojtarë luan në të njëjtën zonë, ata fillojnë të mbështeten tek njëri tjetri rrjedhimisht nuk janë më të zotë të kontribuojnë me gjithë kapacitetin e tyre.

Shkurt, një lojtarë i vetëm qëndror kontribuon për 100%. Përdorimi i dy lojtarëve qëndror nënkupton një humbje në kontribut (prek të dy), dhe përdorimi i tre nënkupton një humbje më të madhe (prek të tre). Kjo humbje ndikon tek gjithë skillet e lojtarit.

Sasia e humbjes në kontribut është më e madhe për mesfushorët sesa për sulmuesit, dhe më e madhe për mesfushorët sesa për mbrojtësit. Më ekzaktësisht, humbja e mesfushorëve qëndror është gati dyfish e asaj për mbrojtësit, për sulmuesit pak a shumë është mes atyre të dyjave.

Taktika dhe qëndrimi i ekipit

Te forma e udhëzimeve, ju mund të vendosni edhe taktikat e ekipit dhe qëndrimin e tyre për ndeshjen e caktuar. Taktikat e ndryshme janë përshkruar te “Ndeshjet”: Kapitulli i taktikave dhe qëndrimi i ekipit janë shpjeguar në kapitullin e Psikologjisë.

Urdhëri i markimit të lojtarit

Me markimin e lojtarit, ju urdhëroni një prej lojtarëve tuaj të ndjekë këmba-këmbës dhe të përpiqet të neutralizojë një lojtar kyç të skuadrës kundërshtare. Urdhëri i markimit të lojtarit ka edhe rreziqe, kështu që përdoreni me kujdes - por kur përdoret me lojtarin e duhur dhe në momentin e duhur, mund të kthehet në metodë eficiente për të eleminuar epërsinë e kundërshtarit në ndeshje.

Ideja është që ju urdhëroni një lojtar tuajin që të mbajë në hije dhe të bllokojë një lojtar specifik të kundërshtarit. Nëse lojtari i kundërshtarit është në fushë, ky urdhër zbatohet pas 5 minutash dhe lojtari juaj do të kontribuojë shumë më pak se normalisht për ekipin tuaj. Më specifikisht, lojtari juaj kontribuon 50% më pak nëse kundërshtari është afër tij dhe 65% më pak nëse ai është larg. Përfitimi për ju është se, me shpresë, kontributi i lojtarit kundërshtar do të ulet. Kjo varet nga sa efikas është lojtari juaj si markues. Aftësia juaj është, sigurisht, që të gjeni situatat ku markimi i lojtarit ia vlen dhe të shmangni ato ku nuk do të keni përfitim.

Një lojtari që i janë dhënë urdhërat e markimit nuk mund t'i jepen urdhëra të tjera: Kjo do të thotë se t'i japësh një lojtari urdhër për markim anulon çdo urdhër tjetër të dhënë më parë qoftë për të shkuar ofensiv, difensiv, drejt krahut apo drejt qendrës.

Mund të jepni vetëm një urdhër për ndeshje për markim lojtari, tek një nga mbrojtësat, mbrojtësat e krahut ose mesfushorët qendror dhe vetëm kundrejt një sulmuesi, mesfushori krahu ose mesfushori qendror të kundërshtarit. Nëse lojtari i planifikuar për t'u markuar nuk luan, ose luan në një pozicion që nuk mund të markohet, urdhri bëhet i pavlefshëm, por lojtari juaj do të vuajë 10% të kontributit. Sidoqoftë, një urdhër i paaktivizuar mund të aktivizohet gjatë lojës, nëse lojtari i planifikuar për markim futet në lojë ose ndërrohet në një pozicion të markueshëm.

Gjatë kohës që urdhëri për të markuar një lojtar është i aktivizuar, lojtari nuk do të kontribuojë më me aftësitë e tij në taktikën e ekipit (psh në Presing apo Kundërsulm). Sidoqoftë, ai kontribuon në taktikë me aftësitë e tij nëqoftëse urdhëri i markimit nuk aktivizohet, por vetëm pasi penalltia e mësipërme prej 10% të jetë marrë parasysh.

Aftësia në mbrojtje është më e rëndësishmja për Markuesin e Lojtarit. Ajo krahasohet me aftësinë më të lartë të lojtarit të markuar. Kjo llogari do të vendosë se sa e lartë do të jetë handikapi i kontributit të lojtarit të markuar. Lojtarët e fuqishëm përfitojnë një rritje të madhe (10%) të aftësisë në mbrojtje gjatë përllogaritjes së markimit të lojtarit, ndërsa lojtarët pa specialitet marrin një rritje më të ulët (5%). Ndërsa lojtarët e markuar, nëse kanë specialitet Teknik do t'ju kushtojnë juve një handikap të aftësisë së tyre më të lartë (-8%) gjatë llogaritjes së markimit të lojtarit, ndërsa lojtarët e Paparashikueshëm do të përfitojnë një përmirësim (+8%). Forma, rezistenca, eksperienca, besnikëria, rritja në shtëpi dhe shëndeti janë të rëndësishëm si për markuesit ashtu edhe për të markuarit. Vini re se të gjitha këto bonuse dhe penallti nga specialitetet merren në konsideratë vetëm për llogaritjen e efektit të markimit të lojtarit, dhe nuk merren në konsideratë për përllogaritjet e tjera.

Çdo penallti për lojtarin që markon ndikon në të gjitha aftësitë e tij, përveç Portier dhe Goditje standarte. Ndërsa penalltitë për lojtarin e markuar përjashtojnë përveç këtyre edhe Mbrojtjen.

Udhëzimet individuale

Ju mund t'ju jepni udhëzime individuale të gjithë lojtarëve. Për shëmbull mund të udhëzoni qendërmesfushorin të luaj "i tërhequr". Kjo do të thotë se lojtari është ende mesfushor qëndror, por ai mund të përqendrohet në mbrojtje më shumë sesa në një rast normal dhe akoma më pak në sulm. Ka katër lloje udhëzimesh individuale, shikoni këtë tabelë për më shumë detaje rreth pozicioneve. Gjithashtu, ju mund t'i caktoni një lojtari që të markojë një super lojtar të kundërshtarit. Më shumë rreth kësaj shpjegohet tek seksioni i Markimit të lojtarit.
 
Server 082