Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Rregullat e Shtëpisë

Mesazhe komerciale

Forumet e Hattrick-ut, librat e vizitorëve dhe zona të tjera me shikueshmëri publike nuk janë vend për të postuar mesazhe komerciale. Parimi udhëheqës është që si përdorues të Hattrick, ju nuk duhet të ekspozoheni ndaj përmbajtjeve që përdoruesit e tjerë postojnë për të patur përfitime në jetën reale.

Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të përmendni një kompani ose një emër produkti kur kjo është brenda kontekstit të diskutimit. Por nëse abuzoni me këtë rregull, dhe tentoni të fusni mesazhe komerciale për çfarëdolloj arsyeje, ne mund ti fshijmë, t’ju gjobisim, ose edhe t’ju përjashtojmë nga Hattricku. Diskutimi është OK, promocioni jo. Konsiderohet spam dhe ndotje e hapësirës tonë të përbashkët.

Në forumet jo-Hattrick ne zakonisht lejojmë tema, për shembull, faqe të tjera dhe lojra online. E bëjmë këtë si shërbim ndaj përdoruesve tanë dhe derisa kjo nuk shfrytëzohet për arsye komerciale. Nëse kompani të tjera fillojnë ta trajtojnë Hattrickun si kanal marketingu falas, ose nëse lidhjet promocionale postohen në forumet tona, ne mund ti vëmë këto produkte dhe përdoruesit që i postojnë ato në listën e zezë. Fatkeqësisht, kemi patur tashmë një pjesë spami komercial në Hattrick dhe nuk duam ta shohim prapë.

Vetë Hattricku do përdori forumin për promovimin e aktiviteteve partnere dhe/ose produkteve të partnere. Ne përpiqemi ta kufizojmë aktivitetin e forumit vetëm në gjëra që kanë lidhje me lojën, por sigurisht na duhet të komunikojmë me përdoruesit dhe për gjëra të tjera, edhe çështje komerciale nëse nevojitet.

 
Server 082